Lajme

Arrestohen tre persona në Skenderaj për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, në zonën e Skenderajt.

Dy të dyshuarit e parë janë arrestuar në fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi njësia policore ka ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë  e dyshuar narkotike në sasi 4.2 gr, shkruan Shqip.com.

Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit të tretë është realizuar gjatë një kontrolle rutinore që Policia e Trafikut po realizonte në fshatin Runikë të Skenderajt.

Ilustrim

“Gjatë kontrollës të veturës, dhe kontrollit të detajuar te personi i dyshuar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr, substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i  paautorizuari  i substancave narkotike’. /Shqip.com