Lajme

Zyrtarja amerikane: Kosovën dhe Serbinë i ftuam në samit si refleksion i përfshirjes së të gjithëve

Nënsekretarja amerikane për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya

Nënsekretarja amerikane për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya, ka thënë se SHBA ka zgjeruar listën e vendeve të ftuara në Samitin për Demokraci që do të mirëpritet nga Josep Biden më 9 dhe 10 dhjetor.

Sipas saj ftesat për Kosovën dhe Serbinë janë dërguar si refleksion i dëshirës së Washingtonit që të ketë përfshirje më të gjerë, raporton Tanjug, transmeton Shqip.com.

“Thirrjet tona shtesë reflektojnë dëshirën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të gjithë të bëhen bashkë, që të mëzojnë dhe të punojnë bashkë me këto qeveri dhe vendet partnere”, është shprehur Zeya në një konferencë për shtyp.

Shtëpa e Bardhë

“Si vend i përkushtuar për ideale demokratike, ne po ashtu duam që të shohim angazhimin demokratik të këtyre vendeve ndër vite të veprimit me synim të rivendosjes së demokracisë globale”, tha ajo. /Shqip.com