Sport Ndërkombëtar

Mancini optimist se Italia do kualifikohet në Kupën e Botës

Roberto Mancini

E fituan Kampionatin Evropian, por në kualfikimet për Botëror e treguan një fytyrë tjetër.

Kombëtarja italiane i mbylli kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022” në vendin e dytë të Grupit C, dhe biletën do e kërkojë përmes ndeshjes së play-offit, shkruan Shqip.com.

Por, trajneri i kësaj kombëtare, Roberto Mancini është optimist që ata do kualfikohen, madje ai shpreson që edhe ta fitojnë turneun.

“Ne do të sigurojmë vendin tonë në Kampionatin Botëror gjatë muajit mars dhe shpresojmë që ta fitojmë turneun gjithashtu”, u shpreh strategu Italian.

Në këto kualfikime, azurët shënuan vetëm katër fitore në tetë ndeshje të zhvilluara.

World Cup qualifiers shock as European champions Italy draw with Northern  Ireland, leaving them in play-off - ABC News
Irlanda Veriore-Italia

Ndërsa, u mposhtën në katër ndeshjet e tjera, duke dhënë sinjale që kanë pasur rënie të formës.

Fituese e Grupit V, ishte Zvicra, e cila kishte 18 pikë, pesë fitore, tre barazime dhe as edhe një humbje të vetme.

Përveç Italisë, në play-off , ka mbetur edhe Portugalia e Cristiano Ronaldo-s dhe Suedia e Zlatan Ibrahimovic. /Shqip.com