PSD dorëzon në Prokurori kallëzim për “tiketën ngjitëse”
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/07/psd-2.jpg)
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar në Prokurori kallëzim penal kundër marrëveshjes për “tiketën ngjitëse”, sipas së cilës nga 1 shtatori qytetarët janë të obliguar të paguajnë nga pesë euro shtesë për regjistrimin e veturës, njofton Shqip.com.
Marrëveshja është nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompania “Auto Control Kosova”, më qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj tha se marrëveshja është në dëm të qytetarëve dhe se Qeveria duke favorizuar bizneset po bën vepër penale.
“Një tiketë e tillë është zhvatje ndaj të mirave materiale të Kosovës. Kjo Qeveri po favorizon bizneset e mëdha private, ka vepër penale në këtë rast”.
Kurse Dren Kukaj, tha se rrjedha procedurale e marrëveshjes përbën keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se komplet marrëveshja është e panevojshme dhe e dëmshme.
Prandaj ai i ka bërë thirre Prokurorisë ta hetojë këtë rast.
“Marrëveshja inkriminon Hysen Durmishin, rrjedha procedurale që i ka parapri kësaj marrëveshje ka keqpërdorime. Vetë marrëveshja është e panevojshme, sepse qytetarët detyrohet të paguajnë”.
“…është krijuar një monopol abuziv. I bëjmë thirrje Prokurorisë që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore. Marrëveshja është dëmshme”./Shqip.com
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/07/Screenshot_20210719-172805_Word-1-736x1024.jpg)