Rama ia emëroi të ëmën drejtoreshë të QSUT, Keisli Alia pjesë e protestave për rrëzimin e qeverisë
Protestave për rrëzimin e qeverisë Rama i është bashkuar edhe influencerja Keisli Aliaj, e cila ka pohuar se fiton deri në 5 mijë euro në muaj përmes reklamimit në rrjetet e saj sociale të produkteve të ndryshme, përfshirë edhe produkte që nuk rekomandohen për fëmijët e vegjël si qumështi pluhur. Blogerja Alia, e cila është shfaqur edhe në panele televizive për të diskutuar çështje sociale, i është bashkuar fillimisht të ashtuquajturit ‘Revolucioni’ i Flamingove.
Por përpos të tjerave, influencerja ka protestuar edhe për situatën në Onkologjik, si pjesë e keqeverisjes. Zonja Alia është vajza e mjekes pediater Donjeta Bali (Alia). Edi Rama i ka besuar zonjës Donjeta Bali drejtimin për dy muaj të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ajo u emërua në fund të muajt maj 2025 dhe dha dorëheqjen në korrik të vitit 2025.
(Pankarta e publikuar në protestë nga Keisli Alia)
Kur e prezantoi, Albana Koçiu, ish ministre e Shëndetësisë, u shpreh kështu; “Prof. Dr. Donjeta Bali do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një profesioniste me përvojë, e cila merr drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend me përkushtimin për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin ndaj pacientëve…”.
Mbeten të paqarta arsyet e dorëheqjes së Donjeta Balit si drejtoreshë e QSUT, nëse nuk ka përmbushur detyrat në raport me pritshmëritë apo për arsye të tjera.
Natyrisht nuk mund të fajësojmë zonjën Donjeta Bali për gjendjen e spitaleve pse ka drejtuar dy muaj QSUT-në. Gjithashtu, jo vetëm vajza e një ish drejtoreshe të rëndësishme të pushtetit, por edhe vetë Edi Rama është i lirë të protestojë kundër qeverisë së tij. Por, informacione policore theksojnë se influencerja Keisli Alia po monitorohet nën dyshimet e organizimit të rinjeve në grupe instgrami për të marrë pjesë në protestat e dhunshme, për rrëzimin e qeverisë Rama, kamufluar me protestën e studentëve.
Ndërkaq, influencerja Keisli Alia ka deklaruar pasionin për çantat, ku sipas saj çantën më të shtenjtë e ka blerë mbi 9 mijë euro, duke nënkuptuar të ardhura të larta nga aktiviteti si influencere. A ka paguar taksa zonja Alia për të të ardhurat vjetore? Ndryshe nga blogeret e tjera, Aliaj besohet se e ka legalizuar këtë biznes përmes niptit L91706503M. Gjithsesi, qeveria ka paralajmëruar se po përgatit një projekligj që parashikon vendosjen e një sistemi taksimi për ekonominë digjitale, përfshirë influencerët dhe blogerët që fitojnë të ardhura nga rrjetet sociale.
Po a ka lidhje zonja Keisli Alia me biznesin e dyshimtë të call centerave?
Nëse Alia ka drejtuar formalisht apo realisht ndonjë qendër call centerash, a ka qenë i ligjshëm aktiviteti i qendrës apo është përfshirë në skema mashtrimi me pasoja të rënda? Si komportohet kompania STUDIO ALIA & BICOKU me aktivitetin e call centerave?
A kanë informacion Policia e Durrësit, Krimi Ekonomik dhe Tatimet për aktivitetin e këtyre kompanive?
©Shqip.com



