Krimi Ekonomik nis hetimet për vjedhjen e fondeve të mbledhura për mbështetjen e protestës, disa aktivistë përvetësuan qindra mijëra euro përmes platformës GoFundMe
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë mësohet se ka nisur hetimet për një skemë të dyshuar mashtrimi, vjedhje dhe pastrimi parash nga disa të ashtuquajtur aktivistë, pjesë e protestës së Flamingove dhe më pas të studentëve. Krimi Ekonomik është vënë në lëvizje pas disa denoncimeve publike dhe në rrugë të tjera se, disa personazhe kanë mbledhur qindra mijëra euro prej djsa muajsh përmes platfomës GoFundMe, gjoja për të mbështetur me logjistikë protestat për rrëzimin e qeverisë Rama nga pushteti.
Fondet e mbledhura për kauzat e pretenduara dyshohet se nuk kanë shkuar për financimin e protestave kundër Ramës, por janë përvetësuar nga të vetëquajturit përfaqësues të Flamingove dhe studentëve, duke investuar në pasuri të paluajtshme, udhëtime luksi etj. Nga ana tjetër, deri më sot, asnjë prej personazheve të dyshuar për mashtrim, evazion fiskal dhe pastrim parash nuk ka bërë transparencë për mënyrën se si janë përdorur paratë e mbledhura.
Një prej të akuzuarave në rrjetet sociale për përvetësim fondesh, Jurgen Shpërdhea pretendoi se po bënte transparencë, por nuk nund të provohet pretendimi i tij se një pjesë të parave të mbledhura ua ka dhënë protestuesve të vijës së parë në tubimet kundër qeverisë Rama. Ndërkaq, Krimi Ekonomik mësohet se po heton edhe raste të tjera mashtrimi përmes mbledhjes së fondeve me anë të platfomës GoFundMe, për të ndihmuar persona të rremë në gjendje të vështirë ekonomike apo me probleme shëndetësore, si dhe për persona realë, por që fondet e mbledhura janë zhdukur.
Hetime dhe akuza
Policia e Tiranë po heton shtetasin Arjan Koçi, një shqiptar që thotë se jeton në Londër, dhe që ka ardhur në Shqipëri që prej protestave Flamingo. Sipas policisë ai ka bërë thirrje publike për veprime të dhunshme gjatë protestës, dhe ka hapur një llogari në GoFundMe për të mbledhur fonde duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta.
Ndërkaq, gazetari Andi Kurti, mbështetës i protestave kundër qeverisë Rama, ka denoncuar se disa peronazhe po pasurohen në kurriz të protestës, duke mbledhur fonde në emrin e saj, para të cilat përvetësohen më pas në forma të ndryshe. Denoncimi i adresohet disa aktivistëve, të cilët mbledhin fonde përmes platfomës GoFundMe, gjoja për të mbështetur me logjistikë revolucionet për rrëzimin e qeverisë Rama, duke gënjyer dhe manipuluar kësisoj shumë shqiptarë, kryesisht të Diasporës, të cilët besojnë se paratë e tyre do shkojnë për financimin e protestave dhe jo në xhepat e disa rrufjanëve.
Gazetari u bën thirrje shqiptarëve të mos u japin para këtyre mashtruesve, por vetëm burimeve të sigurta, të besueshme, të konfirmuara dhe që bëjnë transaprencë të plotë për mënyrën e shpenzimit të parave të mbledhura. Që kur nisi protesta e Flamingove, disa personazhe të lakuar si mashtrues, përmes platfomës GoFundMe besohet se kanë mbledhur, vjedhur dhe pastruar qindra mijë euro në emër të protestave për rrëzimin e qeverisë. Si për ironi, vjedhja e fondeve është mundësuar duke denoncuar aferat qeveritare, në kuandër të strategjisë për të bindur sa më shumë shqiptarë të kontribuojnë me para.
Mes shumë të tjerëve, si pjesë e kësaj skeme, pra për përmbledhjen e parave përmes platfomës GoFundMe për kauzën e protestave dhe vjedhjen e tyre, lakohet edhe aktivisti Jurgen Shpërdhea, pjesë e protestave kundër qeverisë. Sipas pretendimeve dhe akuzave në rrjetet socilale, Spërdhea ka mbledhur mijëra euro donacione në emër të protestës dhe ia ka mbathur në Spanjë. Përmes një postimi në Instagram, Shpërdhesa reagoi duke publikuar shifrat e mbledhjes së fondeve, disa transferta bankare dhe biseda në WhatsApp, duke pretenduar se po bën transparencë të plotë për mënyrën se si janë përdorur paratë. Ndërkaq, akuza për përvetësim fondesh në emër të protestës ka artikuluar edhe aktivistja, Gerta Shino.
Një tjetër rast që ka ngritur dyshime të mëdha lidhet me fushatën e hapur për File Bulkun dhe djalin e saj 19-vjeçar me çrregullime të spektrit autik. Dyshohet se u zhdukën 160 mijë USD. Arjan Koçi, së bashku me disa tiktoker-ë dhe qytetarët që kontribuan, ngritën pikëpyetje të mëdha publike ndaj organizatës ose personave që administruan fushatën. /Prapaskena
©Shqip.com

