Lajme

Videot intime me Adi Hilën/ Reagon vajza e Eli Farës: Mbaje kokën lart…

Marina Fara ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një mesazh mbështetës, për nënën e saj Eli Fara.

Ky postim është bërë pas videove intime të kompozitorit Adi Hila, ku ishte e përfshirë edhe këngëtarja Edi Fara. Krahas fotove ajo ka dhënë edhe një mesazh mbështetjeje për nënën e saj.

“Mbaje kokën lart, mbretëreshë, dhe kurorën drejt. Mbretëresha ime e bukur”, shkruan ajo në InstaStory.

Pas publikimit të videove të saj intime në rrjetet sociale dhe bujës së madhe që u bë në gjithë opinionin publik, pak ditë më parë ka reaguar edhe vetë këngëtarja Eli Fara.

Në qëndrimin e saj ajo shprehej se nuk ndihet e turpëruar dhe ashtu duhet të ndihen ata që shpërndanë dhe publikuan ato pamje.

Artistja ngriti shqetësimin për mënyrën sesi gratë përballen me gjykimet e shoqërisë, duke theksuar se shpesh u kërkohet të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre.

©Shqip.com