Çalhanoglu: Erdha në Inter sepse doja një sfidë të re

Merkato e verës ishte një nga më të tensionuarat në qytetin e Milanit.
Kjo për shkak se asokohe mesfushori i i Milanit, Hakan Çalhanoglu vendosi t’i bashkohet skuadrës tjetër të qytetit, Interit, shkruan Shqip.com.
Në një intervistë për mediat italiane, futbollisti turk, ka rrëfyer për këtë zgjedhje që e kishte bërë.
“Pse erdha në Inter? Doja një sfidë të re në karrierën time. Zgjedhjen e kam bërë bashkë me familjen time dhe jam i lumtur që jam këtu. Interi është një klub i madh, ka fituar kampionatin e Series A në sezonin e kaluar dhe luan në Ligën e Kampionëve”, tha ai fillimisht.
29 vjeçari po ashtu shtoi se te neuarzurët ka shumë konkurencë dhe lojtar cilësorë.
Ndërsa, nuk i la pa i “pickuar” as rosnerët.
“Para se të bashkohesha me Interin, e dija që Interi ishte një skuadër e fortë, edhe sepse kanë fituar shumë derbi kundër Milanit, kanë fituar shumë më tepër se Milani. Thashë me vete: ‘Daiiii, Interi është një zgjedhje e shkëlqyer”, u shpreh gjithashtu ai.

Për tifozët e ish-skuadrës së tij, ai kishte gjetur kohë edhe në “Derby della Madonnina”, ku ia dedikoi festimin e golit.
Çalhanoglu ka zhvilluar nëntë ndeshje në këtë sezonë në Serie A, ndërsa ka shënuar tre gola dhe katër asistime. /Shqip.com