Lajme

Protestuesi i përgjigjet Ramës: Besën e ke lidhur me Samir Manen dhe Shefqet Kastratin, s’ke punë me shqiptarët. SPAK-u të hetojë Zvërnecin

Një nga protestuesit që mori fjalën në tubimin e zhvilluar këtë mbrëmje para Kryeministrisë iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për “besën”, duke e akuzuar se e ka tradhtuar atë në raport me qytetarët.

Nga podiumi, ai deklaroi se “besën e ke lidhur me oligarkët Samir Mane dhe Shefqet Kastrati, s’ke punë me shqiptarët”, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të hetojë projektin në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një çështje që kërkon transparencë dhe përgjegjësi.

Protestuesi: Ky ka besën e gjarprit… Edi Rama s’mund të lidhë besë me ne, me shqiptarët sepse e ka lidhur me Ergys Agasin, s’mund të lidhë besë me shqiptarët sepse e ka lidhur besën me Belinda Ballukun.

O SPAK….mos e fut kokën në rërën e plazhit, por çojë kërkesën në Kuvend për arrestimin e njeriut që mban peng fatin e këtij këtu. O SPAK nis hetimin e Zvërnecit, Edi Rama s’mund ta lidhë besën me shqiptarët sepse e ka lidhur me Zamir Mane e Shefqet Kastratin.

S’mund ta lidhë besën me banorët e Rrjollit, Zvërnesit, sepse e ka lidhur besën me investitorët hajdutë… e ka lidhur besën me patronazhistët e administratës”, tha ai.

©Shqip.com