Kodet e fshehura të luftës për Sazanin; çfarë fshihet pas flamingove?
Nga Shpiragu te EastMed–Poseidon, nga lobet Trump–Soros te simbolika e “Flamingos”, përplasja për jugun e Shqipërisë shihet si pjesë e një loje shumë më të madhe gjeopolitike, energjetike dhe financiare sesa duket në sipërfaqe.
Protesta që po zhvillohet në Tiranë prej më shumë se një muaji e ka lënë tashmë pas krahëve kauzën e saj fillestare. Një pjesë e njerëzve të përfshirë në të po merren gjithnjë e më shumë me ambiciet personale, me daljen në plan të parë dhe me përpjekjen për të fituar atë që e kanë ëndërruar si karrierë politike.
Partitë që e mbështesin, duke nisur nga Sali Berisha e deri te faktorë të tjerë që kanë investuar njerëz, struktura dhe burime financiare, synojnë të marrin shpërblimin politik që kanë kërkuar, qoftë nga mbështetësit e tyre të mëdhenj, qoftë nga vetë Edi Rama, siç ka ndodhur rëndom në politikën shqiptare.
Ndërkohë, çështja kryesore, kauza që tronditi opinionin publik dhe e vendosi Shqipërinë për disa ditë në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare, është lënë në hije. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, ajo pritet të rikthehet shumë më e fortë në vjeshtë.
Bëhet fjalë për Zvërnecin dhe planin për një investim misterioz, për të cilin është folur se kap vlerën e mbi 4 miliardë dollarëve. Një shifër që tejkalon edhe buxhetin vjetor të shtetit shqiptar të një dekade më parë.
Pikërisht këtu fshihen simbolet dhe kodet që lidhin financën, pushtetin dhe krimin e organizuar.
Një treshe që në historinë moderne ka bashkëjetuar vazhdimisht, herë duke prodhuar fitues e humbës, herë duke ndryshuar vetëm rolet.
Për ta kuptuar këtë përplasje duhet parë prapaskena.
Gjithçka të çon te një përfundim: pas saj fshihen interesa gjigante financiare.
Nga njëra anë qëndrojnë dy prej qendrave më të fuqishme të ndikimit në botë.
Lobi i familjes Trump.
Dhe lobi i lidhur me George Soros.
Dy qendra gravitacionale të pushtetit ekonomik dhe politik, që sot ndikojnë fuqishëm respektivisht në të djathtën dhe të majtën ndërkombëtare.
Dhe, si për ironi, pika e tyre e përbashkët e përplasjes duket se është Shqipëria.
Përkatësisht Edi Rama.
Po ta ndjekësh me kujdes këtë prapaskenë, kupton se historia është shumë më e thellë nga sa duket.
Ajo nis në rrëzë të Malit të Shpiragut.
Në verën e vitit 2024, gjiganti energjetik Shell njoftoi zyrtarisht se në atë zonë ndodheshin rezerva shumë të mëdha të naftës me cilësi të lartë.
Deklarata krijoi një eufori të jashtëzakonshme.
Edi Rama filloi të fliste për fonde sovrane dhe të projektonte Shqipërinë si një vend prodhues të madh energjie.
Por shumë shpejt gjithçka ndryshoi.
Shell u tërhoq, duke deklaruar se projekti nuk ishte më ekonomikisht i leverdishëm.
Megjithatë, nafta nuk u zhduk.
Ajo vazhdon të jetë aty.
Ashtu si në Basilicata të Italisë, ku prej vitesh nxirret naftë e së njëjtës cilësi.
Kjo e bën edhe më të fortë bindjen se pas këtij zhvillimi nuk fshihen vetëm arsye teknike.
Në atë periudhë, në qarqe pranë Sali Berishës dhe Ilir Metës qarkullonin zëra se pas interesit për Shpiragun qëndronin rrjete të lidhura me George Soros.
Zëra që nuk morën shumë jehonë publike.
Por zhvillimet që pasuan i bënë edhe më interesante.
Pikërisht në periudhën kur flitej për potencialin e Shpiragut, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi vizitën në Shqipëri.
Pas takimit me Edi Ramën, ai pati një takim edhe me Erion Veliajn, në prani të ambasadores Yuri Kim.
Pak muaj më pas, Jared Kushner, Ivanka Trump dhe Richard Grenell mbërritën në Shqipëri dhe zhvilluan takime me Edi Ramën.
Më pas ndodhën tre zhvillime të rëndësishme.
Shell u tërhoq.
U shpall projekti për Zvërnecin dhe Sazanin.
Dhe nisi goditja politike dhe penale ndaj Erion Veliajt.
Në të njëjtën periudhë, Yuri Kim kaloi në sektorin privat, duke marrë një pozicion drejtues pranë ExxonMobil.
Në qarqet diplomatike u fol për një betejë të fortë mes interesave të mëdha energjetike rreth Shpiragut.
Sipas këtyre interpretimeve, tërheqja e Shell nuk ishte vetëm një vendim ekonomik.
Ajo lidhej me përplasje shumë më të mëdha gjeopolitike.
Në këtë logjikë, lobi i Donald Trump shihet si mbështetësi kryesor i industrisë tradicionale amerikane të naftës dhe gazit.
Një orientim që u bë edhe më i dukshëm pas afrimit të tij me krahun neokonservator të Partisë Republikane.
Në këtë kontekst u riaktivizua edhe projekti EastMed–Poseidon, gazsjellësi që synon të transportojë gazin izraelit drejt Europës.
Linja e tij kalon pranë Kanalit të Otrantos, shumë afër Gjirit të Vlorës, Sazanit dhe Zvërnecit.
Pikërisht aty ku lindi edhe simboli i flamingos.
Për shumicën e njerëzve, flamingoja lidhet me shpendin karakteristik të lagunës.
Por metafora mund të lexohet edhe ndryshe.
Flamingo ishte emri i hotelit legjendar të Las Vegasit, inauguruar në vitin 1946.
Hoteli drejtohej nga Bugsy Siegel, ndërsa pas tij qëndronte Meyer Lansky, një nga figurat më të njohura të mafies amerikane.
Më vonë, Lansky dhe Lucky Luciano bashkëpunuan me autoritetet amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore në operacionet kundër Gjermanisë naziste dhe në zbarkimin në Sicili.
Sipas këtij interpretimi, metafora e “Flamingos” në Zvërnec e Sazan lidhet me projektin për ndërtimin e një qendre turistike dhe financiare të përmasave ndërkombëtare, ku kapitali global, i ligjshëm dhe ai me origjinë të dyshimtë, do të qarkullonin së bashku, ashtu si ndodhi dikur në Las Vegas.
Nëse këtij mozaiku i shtohet edhe korridori energjetik EastMed–Poseidon, i cili kalon pranë Gjirit të Vlorës, atëherë e gjithë zona merr një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike.
Një territor ku do të kryqëzoheshin interesat e fuqive të mëdha, kompanive energjetike dhe shërbimeve më të rëndësishme të inteligjencës në botë.
Dhe ndoshta pikërisht aty fshihet edhe kuptimi i vërtetë i metaforës së “Flamingos”.
Një metaforë që shumë e përdorin.
Por shumë pak e shpjegojnë./ Pamfleti
©Shqip.com