Lajme

Protestuesit heqin flamurin e Izraelit nga Ambasada në Tiranë, reagon ambasadorja: Akt që turpëron popullin shqiptar

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka reaguar pasi protestuesit hoqën flamurin e Izraelit nga ambasada në Tiranë.

Peleg ka deklaruar se e respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar porse një akt i tillë, e dëmton imazhin e Shqipërinsë dhe e turpëron popullin e saj.

“Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”, u shpreh Peleg.

Peleg falënderoi gjithashtu Ferit Hoxhën dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që përmes reagimit në Facebook, e dënoi heqjen dhe grisjen e flamurit të Izraelit nga ambasada në Tiranë.

©Shqip.com