Sport Shqiptar

Prishtina ende pa humbje

KB Prishtina

KB Prishtina është e vetmja skuadër e pamposhtur në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në kuadër të gjiros së gjashtë, skuadra nga kryeqyteti ka triumfuar në udhëtim ndaj Kastriotit, me rezultat të thellë 26-143, shkruan Shqip.com.

Në këtë takim, prishtinaset ishin më të mira që nga fillimi i takit dhe për asnjë moment nuk e vunë në dyshim epitetin e fituesit.

Ndërsa, kontraverse me formën e Prishtinës, është ecuria e rezultateve të Kastriotit.

Skuadra nga Ferizaji, ka gjashtë humbje në gjashtë ndeshje të zhvilluara, dhe është skuadra e vetme që nuk e ka shijuar fitoren këtë kampionat në elitën e basketbollit në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i teksti
Të gjitha rezultatet e gjiros së gjashtë. Credits: Kosovo Basketball Federation

Te skuadra fituese u dallua Sarah Mgbeike, e cila po kalon në formë fenomanel.

Ajo e ndihmoi skuadrën e saj me 22 pikë, pesë kërcime, pesë asistime dhe shtatë topa të vjedhur.

Ndërsa, paraqitje të mirë patën edhe Sumeja Kosumi me 22 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë topa të vjedhur dhe Arbnore Përquku me 24 pikë e shtatë asistime.

Skuadra e vetme që “po i bën konkurencë” Prishtinës është kampionja në fuqi, Penza, e cila gjendet në pozitën e dytë me një pikë më pak./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "LIGA FEMRAVE 1 F Î P PRISHTINA +/- 6 O 2. 12 320 PENZA 5 1 11 263 3 2 8 126 2 5. 4 8 BASHKIMI VELLAZNIMI TREPÇA KASTRIOTI -100 1 4 6 -54 O 6 6 -555 kujtesa KOSOVA ART MOTION"
Renditja tabelare. Credits: Kosovo Basketball Federation