Tetë ndeshje, një fitore – Kosova mbetet në shtëpi

Rrugëtimin për Katar e nisën me shumë entuziasëm, por rezultatet pozitive dhe buzqëshja nuk u panë shumë në kampin e Dardanëve.
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, në vendin e fundit të Grupit B, shkruan Shqip.com.
Të udhëhequr nga Primoz Gliha, Kosova ka ndarë pikët me Greqinë, në Athinë, me rezultat 1-1.
Në këtë takim, vendasit ishin dominues, ani pse fati nuk ishte në anën e tyre.
Kur po zhvillohej minuta e 44-të, Masouras e dërgoi topin në rrjetë, për t’i kaluar vendasit në epërsi.
Kurse, Kosova rezultatin e barazoi me anë të Amir Rrahmanit, në minutën e 76-të. Asistues në këtë gol ishte Edon Zhegrova, i cili u rikthyer me skuadër pas një kohe të gjatë.
Kështu, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, Dardanët regjsitruan pesë humbje, dy barazime dhe vetëm një fitore.
Kupa e Botës, tashmë mbetet vetëm një ëndërr, të cilën mund të bëjnë realitet në vitin 2026.
Lider në këtë grup mbeti Spanja, me 19 pikë, ndërsa në vendin e dytë mbeti Suedia.
Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:
Luksemburgu 0-3 Republika e Irlandës
Portugalia 1-2 Serbia
Spanja 1-0 Suedia /Shqip.com