Qëndron Kastrati e pranon humbjen në Kamenicë

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka pranuar humbjen në këtë komunë, duke e uruar Lëvizjen Vetëvendosje, e cila po prin në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njofton Shqip.com.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka uruar kundërkandidatin e tij nga LVV, Kadri Rahimaj, i cili po prinë me 59.62 për qind të votave në 58.73 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Faji sipas tij për këtë rezultat qëndron te reforma në arsim, që sipas Kastratot ka ndikuar në disponimin e pesë fshatrave në këto zgjedhje.
“I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese! Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat”, ka shkruar ai.
Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij të cilët e kanë votuar në këto zgjedhje.
“Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua”, ka shkruar më tej Kastrati. /Shqip.com