Lajme

Aksidenti në Tunelin e Kalimashit/ Reagon policia: Tre të plagosur, transportohen në spital…

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tunelin e Kalimashit, ku dy automjete, një prej të cilave e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugës, janë përplasur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, dhe si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime.

Shtetasit N. B., S. T., dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka dalë në vendngjarje, ku një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.


Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/Shqip.com