Vazhdon procesi në Hagë ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së
Publikuar:
(25.03.2025 11:23:25)

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca është planifikuar të fillojë në orën 09:00, sipas kalendarit të publikuar.
Më 4 prill, do të përfundojnë dëshmitë e Prokurorisë në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së, siç është njoftuar gjatë një konference të mbajtur më 19 shkurt në Gjykatën Speciale.
/Shqip.com