Ambasada amerikane u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
I ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.
Giacobbe përmes një cicërime në Twitter, fton qytetarët që të mos e humbin këtë mundësi e cila do të reflektojë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes lokale, shkruan Shqip.com.
“Mos e humbisni mundësinë për të formësuar prioritetet e komunës dhe vendimmarrjen e qeverisjes vendore”, shkroi ai.
Don’t miss an opportunity to shape municipal priorities & local government decision-making. #DoYourPart: Get out & vote to ensure #DemocracyDelivers for you and your family. #KosovoMunicipalMatters2021
— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) November 14, 2021
Në Kosovë sot, më 14 nëntor, janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale për kryetar të komunës.
Sipas Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë kanë të drejtë vote.
Vendvotimet do të mbyllen në ora 19:00, ku më pas fillon edhe numërimi i tyre në Qendren e Numërimit dhe Rezultateve./Shqip.com