Sport Ndërkombëtar

Aguero: Unë po i ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit

Sergio Aguero

Pas dhjetë viteve qëndrim në “Etihad Stadium”, vendosi që të provonte një “aventurë” të re.

Por, për shkak të problemeve me zemër, Sergio Aguero është duke qëndruar jashtë fushave të gjelbra që dy javë, shkruan Shqip.com.

Por, ai ka mohuar lajmet të cilat kanë qarkulluar sot në mediat spanjolle, se ai mund të tërhiqet nga futbollit për shkak të problemeve shëndetësore.

“Pas thashethemeve që qarkullojnë, mund të them se po ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit. Unë jam duke bërë analiza dhe trajtime dhe më pas në nëntëdhjetë ditë do të shoh se si ka evoluar shërimi”, ka shkruar Kun në Twitter.

Postimi i tij në Twitter

33 vjeçari e kishte lëshuar fushën e gjelbër në ndeshjen kampionale që Barcelona e zhvilloi kundër Alavasit, me 30 tetor. Klubi katalunas kishte njoftuar se ai ishte shtruar në spital për një ekzaminim të zemrës, ndërsa rikthimi i tij varet prej gjendjes shëndetësore.

Aguero, kishte zbarkuar në “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës, si transfer i lirë.

Ndër arsyet kryesore pse u bashkua me Barcen, ishte fakti që Leo Messi ishte shoku i tij i ngushtë, por, për ironi të fatit Leo u largua nga Barcelona.

Barcelona: Sergio Aguero could be forced to retire | Marca
Momenti kur Aguero u largua nga loja, për shkak të problemeve me zemër

Mungesa e tij do të jetë e madhe te katalunasit, pasi po kanë shumë probleme me lëndime në fazën e sulmit.

Për shkak të lëndimit, tash e një kohë po mungon edhe Martin Braithwait, ndërsa së fundmi janë lënduar edhe Ansu Fati së bashku me Osumane Dembele-n.

Mbetet të shihet se si do e menaxhojë këtë situatë, trajneri i ri, Xavi Hernandez, i cili po raportohet se ka kërkuar një sulmues qysh në afatin kalimtar të janarit./Shqip.com