Sport Shqiptar

Sarah Mgbeike – “MVP” e javës së pestë në Superligë

Sarah Mgbeike

Sarah Mgbeike është shpallur MVP e javës së pestë në Superligën e Kosovës.

Basketbollistja e Prishtinës ishte fenomenale në derbin që skuadra nga kryeqyteti e fitoi ndaj Penzës, shkruan Shqip.com.

Mgbeike, realizoi 28 pikë, 17 kërcime, dy asistime dhe kartër bllokada, duke qenë superiore në parket.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti që thotë "TOP TOP5 PESTE JAVA SARAH MGBEIKE 27 PIKE, 17 KERCIME, ASISTIME ARBNORE PERQUKU 13 PIKE, KERCIME, 9 ASISTIME LIGA FEMRAVE RAEL WHITSITT 16 PIKE, 22 KERCIME, 4 ASISTIME BLEONA JUNIKU 24 PIKë, 12 KERCIME, ASISTIME KOSOVA ANILA SELMANI 25 PIKë, KERCIME, ASISTIME"
Pesë basketbollistet më të mira në javën e pestë

Për Sarah, kjo ishte hera e dytë radhazi që e fiton këtë çmim, pasi edhe javën e kaluar ishte shpallur “MVP”.

Ndërsa, me fitoren ndaj skuadrës pejane, Prishtina tashmë është lidere dhe e vetmja skuadër pa humbje në këtë sezonë.

Paraqitje të mirë në këtë ndeshje pati edhe edhe Arbnore Përquku me 13 pikë, gjashtë kërcime, nëntë asistime dhe katër topa të vjedhur./Shqip.com