Tahiri për Samitin e Demokracisë: Tash besoj se Kurti do t’i dallojë më mirë ngjyrat

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ftuar Kosovën për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë, njofton Shqip.com.
Tahiri me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë që beson se kryeministri Albin Kurti tani do t’i dallojë ngjyrat.
“Shtëpia e Bardhë nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracisë të organizuar nga Presidenti Amerikan Joe Biden. Mbase tash besoj se Kurti do t’i dallojë më mirë ngjyrat!”, ka shkruar Tahiri.
Në listën e këtij samiti, përveç Kosovës nuk është ftuar as Serbia, Bosnja dhe Hercegovina nga rajoni.
Ndërkohë, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë ftesë. Nikoqir I këtij samiti virtual më 9 dhe 10 dhjetor do të jetë presidenti amerikan, Joe Biden. /Shqip.com