Alban Beqiri rikthehet me medalje nga Beogradi

Ka mbaruar Kampionati Botëror i Boksit për Alban Beqirin.
Boksieri shqiptar është mposhtur në gjysmëfinale nga rusi, Vadim Musaev, por është rikthyer me medalje të brontë, shkruan Shqip.com.
Në përballje ndaj Musaev, Beqiri hyri me një dëmtim që e pati pësuar në dorë, gjë që ndikoi negativisht në performancën e tij.
Përkundër kësaj humbje, medalja e bronztë është një sukeses i jashtëzakonshëm për Albanin.

Ai është bërë sportisti i parë shqiptar që ka siguruar një medalje, në një kompeticion madhor për Shqipërinë.
Deri te ky sukses, ai pati një rrugëtim sa të gjatë, aq edhe të mundimshëm.
Ndeshja e parë, fitore me rezultat 5-0 kundër kenianit, Maina.
Ndeshja e dytë, fitore me rezultat 5-0 kundër lituanezit, Banis.
Ndeshja e tretë, fitore me rezultat 4-1 kundër panamezit, Bekford.
Ndeshja e këtërt, fitore me rezultat 4-1 kundër jordanezit, Eashash.
Gjysmëfinalja, humbje me rezultat 0-5 kundër rusit Musaev. /Shqip.com