Sport Shqiptar

Vëllaznimi pa fitore që nga largimi i Granit Begollit

KF Vëllaznimi

Sezonën e nisën në mënyre fenomenale dhe për tetë gjiro ishin në krye të Ligës së Parë, Grupi A.

Por, që nga largimi i Granit Begollit prej pozitës së trajnerit,  gjërat nuk janë duke shkuar mirë, për KF Vëllaznimin, shkruan Shqip.com.

Gjakovarët kanë ndarë pikët, sot, në udhëtim ndaj Istogut, me rezultat 0-0.

Ky ishte barazimi i tretë radhazi për kuqezinjët dhe dhe duket që tashmë forma e tyre është në rënie.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe bar
Foto nga fillimi i ndeshjes, Istogu-Vëllaznimi

Fillimisht, barazuan 1-1 ndaj Rahovecit, në Gjakovë. Pastaj, barazuan përsëri si vendas, ndaj Onixit, ndërsa ndeshja e sotme ishte “dëshmia” që mungesa e Granit Begollit, po vërehet dukshëm në këtë ekip.

Ata, tashmë kanë humbur vendin e parë, pasi Trepça 89 është lider, me 22 pikë, një më shumë se Vëllaznimi.

Madje, skuadra nga Mitrovica ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe nëse të dielën triumfojnë në udhëtim ndaj FC A&N, mund ta thellojnë epërsinë e pikëve – në katër.

Siq po rrjedhin gjërat momentalisht, duket që deri në fund të kampionatit do të jetë një “luftë” e madhe për titull.

Deri në fund të kampionatit, do të zhvillohen edhe 19 gjiro./Shqip.com

Tabela momentale, Liga e Parë, Grupi A