Një shtetas i Gjermanisë dhe një i Shqipërisë vdesin në Kosovë

Një shtetas gjerman ka vdekur mëngjesin e së premtes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti është hapur në polici si “Hetim mbi vdekjen”.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti vazhdon të hetohet.
Kurse, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, një shtetas i Shqipërisë është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./SHQIP.com