36-vjeçari vdes pas aksidentit me motoçikletë në Vushtrri

Një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku të ndodhur të premten midis një motoçiklete dhe një veture në Vushtrri.
Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se ky aksident me fatalitet për drejtuesin e motoçikletës ndodhi rreth orës 14:30 në fshatin Dobërllukë.
“Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçar”, tha ai.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
Ndërsa të dyshuarit, drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit. /Shqip.com