VIDEO / Kurti: Rruga Prishtinë – Mitrovicë po bëhet
Publikuar:
(04.03.2024 16:20:40)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video nga punimet në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Ai ka thënë se kjo rrugë po bëhet, derisa ka thumbuar pushtetet e mëhershme duke thënë se ka pasur projekte të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata.
“Nga një rrugë e cila ishte me dy korsi, tash do të kemi rrugë nacionale me dy drejtime, secila me nga dy korsi, gjithsej katër, plus nga një korsi ndihmëse anash. Nga projekte me plane të dobëta, përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata, tani kemi plane të hollësishme, përgatitje të duhura dhe punë të rregullta. Rruga Prishtinë-Mitrovicë po bëhet”, ka shkruar Kurti.
/Shqip.com