Abdixhiku: Nuk e lejojmë që VV ta kontrollojë sistemin e drejtësisë
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/Lumir-Abdixhiku.png)
Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës – thotë se nuk do të lejojnë që Lëvizja Vetëvendosje “të kontrollojë drejtësinë kundër kundërshtarëve politikë”.
Po, ai deklaron se është për vettingun në drejtësi; mirëpo i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Politikani opozitar e pranon faktin se sistemi drejtësisë në Kosovë ka shumë probleme.
“Ne do ta pranojmë një sistem vettingu me koordinim të plotë me BE-se dhe SHBA-së”, ka thënë Abdixhiku”.
Në një intervistë për gazetarin Cim Peka, Abdixhiku tha se ndihet i përmbushur me rikthimin e LDK-së.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/08/LDK.png)
LDK ka fituar dy komuna pa balotazh dhe ka më së shumti vota për asambletë komunale.
Ai vizionit të tij – i referohet si “fuqizim të së djathtës”, thotë se kjo qendër ideologjike viteve të fundit është dobësuar shumë në Kosovë.
“Rugova ishte importuesi i parë i së djathtës në Kosovë”, pretendon Abdixhiku.
Por, pohon se nuk do ta përdor figurën e Ibrahim Rugovës për të mbuluar “ndonjë dështim të tij”. /Shqip.com