Lajme

Mustafa: Më erdhi keq për kërcënimin ndaj Kurtit, por dikur njerëzit e tij sulmuan shtëpinë time

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar për kërcënimin ndaj Albin Kurtit, duke kujtuar kohën që siç thotë ai “njerëzit e Kurtit e kërcënuan.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa shprehu keqardhje për kërcënimin ndaj kryeministrit aktual.

Më pas vazhdoi ta tregojë ngjarjen e 26 shkurtit 2016.

“Njerëzit e Albin Kurtit sulmuan shtëpinë time, që isha Kryeministër i Kosovës, me bomba molotov”,

“Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia. Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur”, vazhdoi ai.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Mustafa shtoi se nuk kishte njësi speciale e as mbrojte speciale.

“Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar”.

Ato ngjarje, Mustafa i cilësoi si kujtime të rënda.

Në atë kohë, Lëvizja Vetëvendosje po kundërshtonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Mustafa qeveriste në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. /Shqip.com