Sport Ndërkombëtar

Kjaer: Ëndërroj ta mbyll karrierën në Milano

Simon Kjaer

Huazimi i tij në Milan në vitin 2020 u pa me shumë skepticizëm nga bota e futbollit.

Por, koha e tregoi që Simon Kjaer është një lider i vërtetë në qendër të mbrojtjes, shkruan Shqip.com.

Danezi, e ka vazhduar të mërkuren kontratën me Milanin, ndërsa ka shprehur dëshirën që të pensionohet aty.

“Ëndërroj ta mbyll karrierën në Milano. Këtu ndihem shumë mirë, nuk ka vend tjetër ku do të doja të isha, tani dua vetëm të fitoj”, tha ai ndër të tjera.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "A 1899"
Simon Kjaer, gjatë vazhdimit të kontratës me rosonerët

Qëndërmbrojtësi shtoi po ashtu se ka një mardhënie tejet të mirë me trajnerin, Pioli dhe e vlerson shumë atë.

Kontrata e tij e re. është e vlefshme deri me 30 qershor të vitit 2024.

Deri më tani, ai e ka djersitur fanelën e kuqezinjëve 66 herë, ndërsa ka shënuar një gol.

32 vjeçari, këtë sezonë ka zhvilluar gjashtë ndeshje në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve./Shqip.com