Lajme

Kërcënohet kryeministri Kurti, Njësitet Speciale po kujdesen për sigurinë e tij

Njësitet Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar.

Shqip.com mëson se kjo është arsyeja se pse Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar afër shtëpisë ku banon kreu i ekzekutivit kosovar.

Njësitet Speciale të Reagimit të Shpejtë pritet të qëndrojnë afër shtëpisë së kryeministrit për njëzetekatër orë.

Gazeta Online Shqip.com, ka dërguar pyetje në drejtim të Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit.

Shtëpia me qira e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ende nuk ka përgjigje apo reagim publik nga këto mekanizma shtetërore.

Nuk është e qartë ende përmbajtja e kërcënimit apo përmes cilës formë është kanosur Albin Kurti.

Lexo edhe:
Kërkesa e Pal Lekajt që të shkelet ligji për kompaninë “Matkos” që ta shkatërronte rrugën me letra

Kurti është në pushtet që nga marsi i këtij viti.

Ndërsa, zgjedhjet lokale kanë qenë testi i parë serioz elektoral të qeverisjes së tij. /Shqip.com