Lajme Shqiptare

Kërkesa e Pal Lekajt që të shkelet ligji për kompaninë “Matkos” që ta shkatërronte rrugën me letra

Pal Lekaj dhe Betim Raçica

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kërkoi përmes një letre që çështja e kompanisë “Matkos”, të trajtohet me prioritet.

Përkundër që “Matkos” ishte dërguar në Gjykatën Themelore të Ferizajt, për shkak që po kryente punime në trupin e rrugës pa pëlqim, Lekaj e kishte me nguti dhe kërkonte lehtësira për këtë kompani, që ta vazhdonte shkatërrimin e rrugës edhe me letra.

Rrjedhimisht ministri po kërkonte nga sekretari ta shkelte ligjin për një kompani që tashmë kishte një rast në gjykatë.

Kërkesa për shqyrtimin dhe vendosje në kërkesë

“Duke qenë se, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit brenda fushëveprimit dhe kompetencave, konform kushtetutës dhe ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës, për të qenë afër secilit qytetarë dhe sektorë dhe për të krijuar lehtësira dhe mundësi për zhvillimin e ekonomisë, investon në zhvillim, rehabilitim dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore, konform kësaj duhet të përkrahim dhe të inkurajojmë zhvillimin  energjetik të vendit, pasi kjo siguron furnizim stabil me energji dhe bënë Kosovën vend atraktiv për investitor të brendshëm e të jashtëm e cila është synimi edhe i Qeverisë së Kosovës”, kishte shkruar Lekaj në letrën e tij drejtuar ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica.

Lekaj përvec që kërkonte lehtësira për “Matkos”, ishte edhe i prerë që të trajtohen me prioritet shkresat e kësaj kompanie.

“Kërkojmë nga ana e juaj që si komision i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MIT, të shqyrtoni me prioritet kërkesën e ripërsëritur për të disatën herë, të palës “Matkos Group” dhe të njëjtës t’i ktheni përgjigje bazuar në çka u tha më lartë dhe brenda afatit ligjor”.

Pas kësaj, nuk vonon shumë, Reçica, duke shkelur ligjin, vendos t’i lëshonte pëlqim “Matkos”-it që tashmë rrugën ta prishte me letra. /Shqip.com

Dokumentari i plotë: