Lajme

Rama “shuplakë” Vuçiçit: I prishi punët kur shpalli ditë zie për ata që kryen sulmin në Banjskë. BE të mos harrojë Kosovën!

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferenca e Sigurisë në “Mynih 2024”, në panelin e diskutimeve mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”.

Duke analizuar situatën në rajon, kreu i qeverisë shqiptare kritikoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për ditën e zisë që shpalli një ditë pas sulmit terrorist të Banjskës, ku u vra efektivi i policisë, Afrim Bunjaku.

Rama tha se partnerët ndërkombëtare nuk duhet të harrojnë Kosovën, ndërsa shtoi se Prishtina nuk po negocionon me Serbinë, por me BE-në dhe SHBA-në, njësoj siç po bisedojnë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në familjen e madhe europiane.

Ne kemi zgjedhur, për mua nuk është kurrë kjo një justifikim për të mos bërë detyrat e shtëpisë nëse dikush tjetër bën gjëra të cilat nuk janë aspak në kuadër të botës ku ne duam të jetojmë dhe që natyrisht që janë kundërshtime në zgjedhjen tonë. Po, Serbia vërtetë e ka prishur punën jo atë ditë kur ndodhi Banjska, por të nesërmen kur Vuçiç shpalli ditë zie për ata që kishin kryer sulmin. Nuk duhen harruar objektivat. Kosova nuk duhet harruar. Kosova nuk po negocionon me Serbinë, pikë, Kosova thjeshtë po negocionoin me BE-në dhe SHBA-në siç ne po negociojmë me BE-në. Ka një plan franko-gjerman, gjëra që duhet t;’i bëjë njëra palë dhe gjëra që duhet t’i bëjë pala tjetër. Pse duhet Kosova të shkojë në Bruksel ndërkohë që të nënshkruajë 5 gjëra dhe t’ia dërgojë Lajçak që jemi gati t’i zbatojmë dhe pastaj t’i lëmë ata të merren me palën tjetër.

Nuk është justifikim justifikim për të mos bërë gjëra kur pala tjetër sillet keq sepse në këtë kontekst nuk ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë, ka të bëjë me diçka që ndodh me një kuadër ku janë BE dhe SHBA. Dhe Serbia me gjithë progresin që ka bërë nuk është një vend etalon që të thuash se po bëjnë këtë apo atë, t’i bën pjesën tënde. Ne në Shqipëri dhe të gjithë ne këtu, nuk na pëlqejnë të gjitha gjërat që bëjmë, por duhet t’i bëjmë nëse duhet të jemi së bashku në një komunitet. Na duhet të qëndrojmë së bashku. Ashtu sicc sekretari Blinken tha, jemi krah për krah në ditë të mira dhe ditë të vështira, kjo është qasja ime. Kemi fqinjë që janë në BE dhe ata nuk duhet të harrojnë që kur kanë të bëjnë me në duhet marrë parasysh edhe marrëdhëniet e fqinjësisë, ka një detyrim më tepër për të përfaqësuar atë që përfaqëson BE edhe në marrëdhëniet e fqinjësisë. E njëjta gjë vlen edhe për ne, Kosovën e Serbinë. Serbia duhet të vendosë por Kosova njuk ka asgjë për të vendosur, është vendosur, është një vend që është padyshim që është në këtë komunitet së bashku me BE dhe SHBA-të”, u shpreh Rama.

Lexo edhe:
Rama nga Mynihu: Shpresoj jemi shkëputur nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE

/Shqip.com