Lajme

Kandidati për kryetar të Junikut për Haxhi Krasniqin: Padrejtësitë nuk ndikojnë në shpirtin junikas

Robin Haxhi Krasniqi dhe Ruzhdi Shehu.

“Robin Krasniqi nuk do të lejoj që padrejtësitë kundër tij në meqin e fundit të ndikojnë në moralin e tij dhe shpirtin junikas dhe luftarak”.

Kështu ka thënë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, pasi është  takuar me ish-kampionin e botës në boks, Robin Haxhi Krasniqin.

Robin Krasniqi e ka humbur titullin në IBO nga Domenic Boesel, me vendim të ndarë pas 12 raundesh.

Përballja në boks e Robin Haxhi Krasniqit.

Por, Krasniqi nuk ka besuar në “gjykim korrekt”, duke u ankuar për këtë.

Boksieri i përmasave botërore vjen nga Komuna e Junikut.

“Juniku është me ty Robin. Suksese dhe shëndet miku im”, ka thënë Shehu. /Shqip.com