Tragjike në Korçë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë
Publikuar:
(01.02.2024 19:27:15)

Nënë e bijë 74 dhe 54 vjeçe u gjetën të pajeta sot banesën e tyre në lagjen 17 në Korçë.
Eleni Vangjeli dhe Ornela Vangjeli dyshohet se kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, kur edhe kanë humbur kontaktet me familjarët.
E bija 54-vjeçare dyshohet se mund mund të ketë pësuar atak kardiak, ndërsa nëna e cila ishte e paralizuar, ka vdekur pas saj.
Edhe në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.
Vajza ishte me profesion mësuese në Vithkuq, vëllai që jetonte në Greqi ka ardhur vetë në banesë dhe i ka gjetur në shtëpi të vdekura pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për hapjen e derës.
/Shqip.com