Mbaron pjesa e parë në derbin italian dhe atë francez

Juventusi është duke pesuar disfatë 0-1, në udhëtim te Interi, pas 45 minutave lojë.
Neurazurët ishin më kërkues që nga fillimi i takimit dhe kjo ju shpërblye në minutën e 17-të, shkruan Shqip.com.
Ishte, Edin Dzeko që arriti tundi rrjetën e kundërshtarëve, për të vënë skuadrën e tij në epërsi.
Për sulmuesin boshnjak, ky ishte goli i shtatë në këtë kampionat dhe një dëshmi tjetër se po kalon në formë fenomneale.
Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, Interi është në vendin e tretë më 20 pikë, kurse Juve mbetet në vendin e shtatë.
Ndeshje e fortë është duke u zhvilluar edhe në Francë, ndërmjet Marseille dhe PSG-së, ku rezultati është 0-0, pas pjesës së parë.
Të dyja skuadrat janë duke zhvilluar lojë sulmuese, por parisienët patën më shumë mundësi shënimi.
Marsielle, po mundohet që ta “ndëshkojë” nëpërmjet kundërsulmeve, ama në këtë 45 minutësh gola nuk pati.
Me këtë rezultat, Parsi është prapë lider, kurse mysafirët mbeten në vendin e katërt./Shqip.com