Konjufca uron besimtarët ortodoks për Krishtlindjen
Publikuar:
(07.01.2024 17:45:42)

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka uruar besimtarët ortodoks për Krishtlindjen.
Konjufca shkroi se në frymën e “mirësisë ndaj njëri-tjetrit” dëshiron t’ua urojë këtë festë “të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks”.
“Në frymën e mirësisë ndaj njëri-tjetrit dhe shpresës së përbashkët për njëri-tjetrin me të cilën vjen kjo festë, dëshiroj që të gjithë qytetarëve tanë serbë të besimit ortodoks t’ua uroj Krishtlindjen!”, shkroi Konjufca.
“Mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit qofshin ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit. Gëzuar Krishtlindjen e kalendarit julian, mbarësi e gëzime në familjet tuaja!”, uroi kryetari i Kuvendit.
/Shqip.com