Sport Ndërkombëtar

Gerard Pique – mbrojtësi me më së shumti gola në Ligën e Kampoionëve

Gerard Pique

Gerard Pique është bërë qendërmbrojtësi me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve.

Shtatëgjati e shënoi golin e vetëm në fitoren që Barcelona e shënoi ndaj Dynamo Kyiv, shkruan Shqip.com.

34 vjeçari, është autor i 16 golave në këtë kompeticion, aq sa ka edhe Roberto Carlos, ndërsa një më pak e ka Sergio Ramos.

Pique, është katër herë fitues i Ligës së Kampionëve, ndërsa ky rekord veçse e pasuron CV-në e tij individuale.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "MOST GOALS BY DEFENDERS IN CHAMPIONS LEAGUE BR OOTBALL Gerard Pique Man Utd, Barcelona 2004- 16 Roberto Carlos Inter, Real Madrid, 1995 2009 16 Sergio Ramos Real Madri PSG 2005- 15 Ivan Helguera Real Madr id, Valencia 1999- 2008 15 Ronald Koeman Ajax, PSV, Barcelona 1983 1995 13 Dani Alves Sevilla, Barcelona, Juventus, PSG 2002-2019 12 Christian Panucci Milan, Real Madrid Roma 1993-2009 11 Sinisa Mihajlovic Vojvodina, Red Star, Lazio, Inter 1988- 2006 11 John Terry Chelsea 1998-2017 10 rakuten"
Dhjetë mbrojtësit me më së shumti gola në Ligën e Kampionëve

Numri tre i blaugranëve, këtë seozn ka pasur një vëmendje të veçantë, pasi pranoi që të ulte pagën e tij në mënyrë drastike, në mënyrë që Barca të ishtë në gjendje të i regjistronte Memphis Depay dhe Kun Aguero si futbollistë të ekipit të parë.

Ai është transferuar në “Camp Nou” në vitin 2008 dhe që nga atëherë ka fituar çdo trofe të mundshëm, si në nivel ekipi ashtu edhe më kombëtare.

Për të siguruar shërbimet e tij, Barcelona i kishte paguar Manchester United, vetëm pesë millionë euro./Shqip.com

https://twitter.com/Honestvadridfan/status/1450897143615705089?s=20
Goli i shënuar nga Gerard Pique, në ndeshjen ndaj Dynamo Kyiv