Rozë

Këngëtari i njohur shqiptar konfirmon pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 3

Këngëtari i njohur Bardhyl Idrizi, i njohur me emrin e artit si Bardhi, ka konfirmuar se do jetë një prej konkurrentëvë të spektaklit televiziv “BBV3″.

Gjatë performancës së tij në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, Bardhi tregoi se do jetë pjesë e këtë edicion dhe u tha ndjekësve të tij që po ua kërkonte votat që tani.

“Do këndoj një këngë që ju më keni bërë të njihem në Shqipëri, dhe dua t’ju kallëzoj diçka, jam pjesë e “Big Brother VIP 3”. Kështu që e shfrytëzova rastin më jua marr votat që tani”, tha ai gjatë koncertit.

/Shqip.com