Samsung do prezantoj telefonin me bateri të madhe
Publikuar:
(27.12.2023 21:54:05)

Gjiganti korean i teknologjisë po punon në nxjerrjen në shitje të modelit Galaxy M15.
Modeli ka shumë ngjashmëri me dizajnin e serisë së telefonave A15.
A15 ka një bateri prej 5000 mAh, ndërsa informacionet e fundit janë se Galaxy M15 do të jetë në një nivel krejt tjetër, pra do të ketë një bateri prej 6000 mAh.
Bateria e madhe, do të mundësoj që telefoni M15 të ketë 20% më shumë jetëgjatësi të saj me vetëm një karikim.
Detaje tjera për modelin ende nuk janë bërë publike.
/Shqip.com