Publikohet formacioni startues i Barcelonës, Ansu Fati në stol

Barcelona ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen që do e zhvillojnë kundër Dynamo Kyiv me fillim nga ora 18-45.
Në këtë takim, Ronald Koeman ka vendosur që të bëjë disa ndryshime, ndërsa mbesin të shihen sa janë të suksesshme, shkruan Shqip.com.
Në qendër të mbrojtjes, pas një kohe të gjatë është rikthyer Clement Lenglet, pasi Eric Garcia është i suspenduar, ndërsa Ronald Aruajo ka pësuar një lëndim.
Njëjtë sikur në ndeshjen ndaj Valencias, Sergino Dest do të ketë një rol më të avansuar, kurse Oscar Minueza do luajë në krahun e djathtë.

Përkundër faktit, që Ansu Fati dhe Philippe Coutinho shënuan nga një gol në ndeshjen e fundit, të dy janë në bankën rezervë, ndërsa nga minuta e parë e nis takimin nga minuta e parë.
Ndeshja do të zhvillohet në Camo Nou, ndërsa aktulisht, Barca është në vendin e fundit në Grupin E, me zero pikë.
Dinamo është në vendin e tretë, me një pikë./Shqip.com