Kushtetuesja i hap rrugë arrestimit të Berishës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 30 deputetëve demokratë, të cilët kërkuan pezullimin e vendimit të GJKKO për masën shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij.
Në orën 15:30 Gjyakata Kushtetuese ka njoftuar vendimin e saj paraprak për kallëzimin e bërë nga ligjvënësit demokratë, të cilet pretenduan se masa e marrë ndaj Sali Berishën ‘detyrim paraqitje’, më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”, është antikushtetuese dhe është marrë pa u kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit.
Prokuroria e Posaçme i kërkoi më (12 dhjetor) Kuvendit autorizimin për arrestimin e Sali Berishës në kushtet kur ish-kryeministri në hetim për aferën e privatizimit të klubit “Partizani”, nuk zbatoi masën e gjykatës, atë të detyrimit për tu paraqitur.
SPAK kërkoi ta zëvendësojë masën dhe ta ashpërsojë në arrest shtëpie ose arrest me burg, vendim që më tej do të presë vulën e gjykatës, ndërsa kërkesa u shqyrtua edhe në Këshillin e Mandateve.
Kurse, një grup deputetësh të opozitës kërkuan rrëzimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës, me pretendimin se vendimi është antikushtetues dhe është marrë pa autorizimin e Kuvendit.
/Shqip.com