Sport Shqiptar

Legjionarët/ Daku shënon dhe feston në Rusi, gola dhe dy lojtarë të Shqipërisë U21

Legjionarët kuqezi kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive edhe përgjatë kësaj fundjave.

Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane kanë marrë minutat e tyre, duke realizuar edhe gola.

Mirlind Daku ishte vendimtar me golin e tij ndaj Baltikas.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi për skuadrën e Rubin Kazan në minutën e 7-të. Sfida përfundoi 0-1, me golin e sulmuesit nga Gjilani që i dhuroi fitoren skuadrës së tij.

Golat këtë fundjavë erdhën edhe nga Kombëtarja U21, aty ku Cristian Shpendi dhe Tim Civeja realizuan me skuadrat e tyre.

Shpendi shënoi golin e dytë për Cesenan në transfertën e Recanatese, në minutën e 7-të.

Ndërsa Tim Civeja realizoi në fitoren 4-0 të skuadrës së tij Saarbrucken ndaj Freiburg II.

Mesfushori kuqezi shënoi golin e katërt të sfidës në minutën e 92-të.

Në Itali, Berat Gjimshiti la pas dëmtimin e pësuar në takimin ndaj Torinos dhe u aktivizua nga minuta e parë ndai Milanit.

Kapiteni kuqezi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në fitoren e Atalantës ndaj Milanit 3-2, duke u vlerësuar si nJë prej lojtarëve më të mirë në fushë.

Në Angli, Armando Broja u aktivizua si titullar me Chelsean duke luajtur për 66 minuta në ndeshjen ndaj Evertonit.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Frederic Veseli, Mario Mitaj, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Keidi Bare dhe Arbnor Muja.

/Shqip.com