Lajme

Zhduken tre persona në Pejë, por çfarë janë mes vete?

Qyteti i Pejës
Qyteti i Pejës

Në raportin 24 orësh është raportuar se tre persona janë zhdukur në Pejë, një femër dhe dy meshkuj.

Burimet e Express bëjnë të ditur se të zhdukur janë raportuar një grua me djalin e saj të mitur dhe djalin e mitur të kunatit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se Policia po i ndërmerr veprimet për gjetjen e tyre.

Me autorizimin e prokurorit të shtetit, Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet për gjetjen e tyre”, tha ai.

Ndërkaq, në raport të policisë thuhet se rastin e ka lajmëruar dje një burrë.

PERSON I ZHDUKUR- Pejë – Me 03.12.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se viktimat, një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhje  e tyre, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

/Shqip.com