Sport Ndërkombëtar

Liverpooli “luan tenis” ndaj Watfordit

Liverpooli s

Liverpooli ka shënuar një fitore të thellë 0-5, në ndeshjen e që e zhvlluan në udhëtim ndaj Watfordit.

Serinë e golave në këtë takim e hapi Sadio Mane, pas vetëm nëntë minutave lojë, shkruan Shqip.com.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë gol, ishte asistimi i dhënë nga Mohamed Sala, që ishte një “moment magjie”.

Për të shkuar të qetë në pushimin ndërmjet pjesëve u përkujdes Roberto Firminho, në minutën e 37-të, ndërsa asistues ishte James Milner.

Me të filluar pjesa e dytë “The Reds” shtuan sulmet drejtë portës së Watfordit, dhe në minutën e 52-të shënuan me anë të Firminhos, ndërsa dy minuta më pas realizoi Mohamed Salah dhe rezultati ishte 0-4.

https://twitter.com/oh1five1/status/1449367313078226947?s=20
Goli i shënuar nga Salah

Për epilogun përfundimtar, Wtaford 0-5 Liverpool, u përkujdes Roberto Firminho, i cili e kompletoi hat-trickun e tij.

Pas kësaj fitore, Liverpooli është lider në Premierligë, me 18 pikë, kurse Watfordi është në pozitën e 15-të./Shqip.com