Blerim Shalës Specialja ia konfiskon telefonin
Publikuar:
(30.10.2023 12:02:15)

Prokuroria e Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, sot ka kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës.
Burime të Express-it bëjnë me dije se ish-këshilltarit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është sekuestruar vetëm telefoni.
Kujtojmë se Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan (deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së voni edhe këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi. Në fund të viteve 90’të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës.
Përveç tij, Specialja ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj, i cili poashtu ka qenë këshilltar i Thaçit.
/Shqip.com