CNN raporton për bombardimet e vazhdueshme në Izrael
Publikuar:
(09.10.2023 17:13:42)

CNN raporton se në Tel Aviv po dëgjohen vazhdimisht zhurmat e bombardimeve.
Njëra pas tjetrës, zhurmat jehojnë në të gjithë qytetin, ndërsa sistemi i mbrojtjes ajrore i Iron Dome i Izraelit vazhdon të përgjojë raketa dhe ushtria izraelite nis sulmet kundër Rripit të Gazës.
Njerëzit në qytet jo vetëm i dëgjojnë këto shpërthime. Ndonjëherë, edhe ata mund t’i ndiejnë ato, shkruan CNN.
Qeveria e Izraelit urdhëroi një “rrethim të plotë” të Gazës sot. Ndërsa Hamasi vazhdoi të gjuante raketa drejt Izraelit, një ekip i CNN pranë kufirit Izrael-Gaza dëgjoi bombardime të shumta, pothuajse të vazhdueshme brenda Gazës.
/Shqip.com