Drita ende pa fitore këtë sezonë
Publikuar:
(10.10.2021 22:24:50)

Ylli e ka deklasur Dritën në kuadër të gjiros së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Suhareka ishte superiore që nga fillimi i takimit dhe në fund arritën fitore të thellë, 71-106, shkruan Shqip.com.
Epërsia më e lartë në këtë takim ishte periudhën e dytë, kur rezultati ishte 18-45.
Basketbollistët më të dalluar për ekipin mysafir ishin dalluan Warret Benson me 31 pikë e 12 kërcime dhe Gëzim Morina me 23 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.
Ndërsa, te Drita parqitje të mirë pati, Marcus Mayers me 36 pikë e pesë asistime.
Pas këtij takimi, therandasit kanë dy fitore dhe tre humbje.
Ndërsa, në anën tjetër gjilanasit kanë pesë humbje në pesë fitore dhe duken që këtë sezonë do të “luftojnë” vetëm për mbijetesë./Shqip.com
