Në Dobroshec të Drenasit gjendet një mjet i pashpërthyer
Publikuar:
(20.08.2023 09:30:11)

Një person ka gjetur një mjet të pashpërthyer në pyll në Dobroshec të Drenasit.
Pas raportimit të rastit në polici njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar.
“GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR/Dobroshec, Gllogoc 19.08.2023-13:52. Një mashkull kosovar, ka raportuar se në pyll ka hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
/Shqip.com