Chelsea zyrtarizon kapitenin e ri
Publikuar:
(10.08.2023 12:21:09)

Reece James është kapiteni i ri i Chelseas. Lajmi është dhënë nga klubi i “Bluve” të Londrës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ky vendim, i publikuar sot, vjen pas largimit të Azpilicuetas.
James ka luajtur 16 ndeshje në sezonin e fundit. Mbrojtësi ka luajtur më parë për të rinjtë e Chelseas, ndërsa ka kontribuar edhe për Wigan.

Chelsea synon që të rikthehet te rezultatet pozitive në sezonin e ri futbollistik që po afron. Viti i kaluar nuk ishte më i miri i mundshëm, pasi skuadra u rendit në mesin e tabelës.
/Shqip.com