Prokuroria e Tiranës merr vendim për ish-anëtarin e UÇK-së

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, në Tiranë gjatë ditës së sotme, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pas kërkesës së Gjykatës Speciale.
Pas arrestimit të Dritan Goxhajt për llogari të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovë, Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije dy akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Kështu, Goxhajt iu vunë prangat pasi akuzohet për veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”. Referuar njoftimit zyrtar, thuhet se Goxhaj do të ekstradohet në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Sot më datë 31.07.2023, në kuadër të “Kërkesës se Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës”, u realizua ekzekutimi i letërporosisë për dhënien e ndihmës juridike Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, për llogari të procedimit penal në ngarkim të shtetasit D.G., për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.
Është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëgues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj shtetasit D. G., me qëllim ekstradimin, si dhe është ushtruar kontroll në vendin e banimit të tij.
Këto veprime procedurale janë kryer në përmbushje të dhënies së ndihmës juridike, për shkak se Gjykatësi i Vetëm kishte lëshuar fletëarrestin dhe urdhëroi transferimin e tij në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Mbretërinë e Vendeve të Uleta (‘shteti prites’). Gjithashtu, Gjykatesi i Vetem autorizoi kontrollimin e z. D.G., të vendit të arrestimit dhe të vendit të banimit te tij, si edhe sekuestrimin e materialeve gjate kontrollimit të tyre (‘Urdhri për Autorizimin e Kontrollimit dhe Sekuestrimit’).
Gjykatesi i Vetem ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se shtetasi D.G., mban përgjëgjesi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, konkretisht për frikësim gjate procedurës penale dhe pengim të personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare, përkatësisht në bazë të nenit 387 dhe nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 (Ligji nr. 06/L-074), sikurse përcaktohet në nenin 15(2) te Ligjit.
Në vijim do të realizohet procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi për në Republikën e Kosovës.
/Shqip.com