Lajme

Arrestimi i Dritan Goxhajt, policia: Ekzekutuam vendimin e Gjykatës

Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj
Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, në Tiranë gjatë ditës së sotme, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pas kërkesës së Gjykatës Speciale atje.

Lexo edhe:
Gjykata Speciale lëshon urdhër-arrest për ish-anëtarin e UÇK-së

Sipas policisë, ndaj Dritan Goxhajt është caktuar masa “Arrest në burg”, ndërsa urdhër-arresti ishte lëshuar nga Gjykata Speciale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

/Shqip.com